United Hospital

Halili: Tatimi në pronë shënon rritje pozitive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nazmi Halili shef i sektorit të tatimit në pronë tha për rajonipress se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 janë inkasuar 615.783.12 euro që në krahasim me vitin paraprak prej 353.2333.93 euro , del se ka një rritje prej 74.32 %.

Shefi i sektorit të tatimit në pronë për Komunën e Gjilanit Nazmi Halili është shprehur i kënaqur me rrjedhën e inkasimit të tatimit në pronë në këtë komunë.

Për rajonipress Halili tha se kjo rritje dhe ky zhvillim pozitiv i të hyrave nga tatimi në pronë ka ardh si rezultat i kushtëzimit të mësimdhënësve, derisa organet komunale presin që kushtëzimi të sjell rezultate edhe tek policia e Kosovës, FSK-ja, ndërmarrjet publike “Ecohigjiena” , “Hidromorava” si dhe zyrtarët e gjykatave.

ARKATANA

Halili tha se plani vjetor i paraparë për vitin 2013 është 1 milion e 208 mijë euro derisa aktualisht kanë realizuar 51%. “Ne shpresojmë që me ardhjen e mërgimtarëve të rritet kuota dhe arka e komunës. Por mërgimtarët nuk janë ata që vetëm japin për komunën sepse ne do të mundohemi që tu krijojmë lehtësira atyre duke e hapur një sportel të veçantë për nevojat e diasporës” tha Halili.

Halili tha se krahasuar me vitin 2012 për periudhën 01.01.2012 deri 30.06.2012 ku kemi pasur një inkasim prej 353.233.93 euro këtë vit për periudhën 01.01.2013 deri 26.06.2013 kemi një inkasim prej 615.783.12 euro ose shprehur në përqindje 74.32 % , më tepër.

Halili thotë se sfidë për sektorin e tatimit në pronë mbetet borxhi që i ka AKP-ja organeve komunale. Sipas tij mbi 1 milion euro është borxhi që AKP-ja i ka komunës së Gjilanit. Ai shpreson që me procesin e likuidimit të kryhet edhe kjo pagesë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.