FITORJA

Halili: Suspendimi ishte masë e ngutshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Afrim Halili ish komandant në stacionin policor në Viti për rajonipress thotë se nuk ka pasur asnjë arsye që ai edhe katër kolegët e tij të suspendohen. Të gjitha veprimet e nevojshme dhe të domosdoshme janë ndërmarrë ditën kritike , madje edhe vetë isha i pranishëm në vendngjarje, ku bëra përpjekje maksimale për ta ndaluar turmën. Thotë se në vend të suspendimit është dashur të marrë mirënjohje.

Suspendimi i pesë pjesëtarëve të policisë në rajonin e Vitisë duke përfshirë edhe komandantin dhe përcjellësit e tij është komentuar në forma të ndryshme në vet qytetin e Vitisë.

Menjëherë pas rrezmit të një përmendoreje që i takonte periudhës së LNÇ-së në Viti , komanda qendrore pati suspenduar nga detyra Afrim Halilin komandant i stacionit policor në Viti, Rashit Rashitin zëvendës i tij, Isa Dili- rreshter, Mehmet Pira dhe Agim Demiri oficer. Të gjithë këta janë suspenduar me arsyetimin se kanë neglizhuar ditën kritike.

Por ndryshe mendon Afrim Halili. I kontaktuar nga rajonipress , Halili tha se masa e suspendimit ka qenë e ngutshme dhe nuk ka pasur asnjë arsyeje që të ndërmerret ky hap. “E tërë ngjarja ka qenë e mbuluar 100 % dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ku ka edhe prova dhe dëshmi. Madje edhe vet kam qenë i pranishëm në mesin e turmës ku kamë bërë përpjekje maksimale që ta ndaloj eskavatorin. Profesionalisht kemi vepruar drejtë dhe me kohë” rrëfen Halili.

Halili tha se për 8 vite sa ka qenë komandant i stacionit policor në Viti ka qenë i përkushtuar që në këtë qytet të sjellë siguri dhe klimë të mirë ndëretnike e ndër njerëzore.”Ne kemi kaluar sfida edhe më të mëdha dhe ky rast gjithashtu ka qenë i përcjellur në mënyrë profesionale, duke i mbuluar të gjitha pikat, duke i ndërmarrë të gjitha hapat parandalues. Bile mendoj se në vend të suspendimit ne është dashur të marrim mirënjohje sepse kemi komunikuar dhe i kemi lutur organizatorët që të stopojnë veprimet e tyre” tha Halili.

Mobi Casa

Halili tha se masa e suspendimit është lëshuar për 48 orë dhe nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë tutje me rastin e tyre.”Unë nuk jam ithtar i publiciteteve dhe lavdëratave , por nëse pyetni spektrin politikë e institucional në Viti dhe nëse pyetni shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të komuniteteve e shihni se gjatë gjithë punës sime mbi të gjitha ka dominuar angazhimi profesional e njerëzor” u shpreh Halili.

Ndërsa Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se në rastin e pesë policëve të suspenduar në Viti janë duke u grumbulluar provat dhe dëshmitë të cilat pastaj i dorëzohen ose inspektoratit policor ose rasti kalon në standardet profesionale.

Edhe Mahmuti nuk e ka të qartë pse nuk është marrë ndonjë vendim. “Nuk e di pse nuk është vendos për rastin e tyre sepse edhe nëse kalohet rasti tek standardet profesionale atëherë aty vetëm mund të ketë ndonjë masë disiplinore dhe realisht ata mund të kthehen në vendet e tyre të punës” tha Mahmuti.

Ndërkohë në vend të Afrim Halilit si ushtrues detyre në stacionin policor në këtë qytet është dërguar Remzi Azemi sqaroj Mahmuti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.