Mobi Casa

Halili e Ajvazi sportiste të vitit në kuadër të klubit Elita

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Klubi i Karatesë “Elita” nga Gjilani në përmbyllje të vitit kalendarik 2012, ka shpalosur sukseset konkrete të arritura përgjatë këtij viti dhe ka bërë përzgjedhjen e karateistëve më të mirë për këtë vit, përbrenda klubit.

Sportist i Vitit në Klubin e Karatesë Elita për vitin 2012, në bazë të pikëve të fituara si rrjedhojë e suksesit në gara brenda dhe jashtë vendit, janë shpallur Puhiza Halili (femrat) e Tahir Ajvazi (meshkujt).

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i cili tha se edhe përkundër buxhetit të vogël që ka komuna dhe sektori i sportit, sukseset e klubeve sportive nuk po mungojnë, e në këtë rast klubi i karatesë Elita ka arritur suksese të mirëpritura për ne edhe pse ky klub ka vetëm 2 vjet jetë.

Mustafa një falënderim të posaçëm tha se e kanë përherë familjet e këtyre fëmijëve por edhe ky organizëm i cili ka mbledhur me aktivitete të ndryshme këta të rinj në ushtrime të këtij sporti, por edhe donatorët të cilët e kanë bërë të mundur funksionimin e klubit për këto dy vjet.

“Ne si komunë, për çdo ditë po mundohemi të krijojmë kushte më të mira për sportistët tanë të fushave të ndryshme që ata të kenë më të lehtë funksionimin dhe ngritjen e tyre në skenën e garave vendore por edhe rajonale e ndërkombëtare. Rezultatet e këtij klubi janë fascionante kur e kemi parasysh kohën nga themelimi e deri më tani”, tha kryetari Mustafa.

Kurse Fadil Arifi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka uruar Klubin Elita për sukseset duke thënë se federate këtë vit ka organizuar dhe marrë pjesë në 40 aktivitete vendore e ndërkombëtare që preken me karateistët. Ai ka elaboruar kronologjikisht vendet ku karateistët kosovar kanë marrë pjesë si sportist.

Mobi Casa

Ndërsa shpalosi aktivitetet e para të vitit 2013 ku gjatë muajit janar do të marrin pjesë në dy gara ndërkombëtare në Austri dhe Dubai, ndërsa gjatë muajit të tretë do të marrin pjesë edhe në garat botërore të karatesë në Las Vegas, dhe është e mundur sipas tij që të përzgjidhet edhe ndonjë karateist nga ky klub për të garuar.

Këto suksesi i ka përshëndetur edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami, ndërsa Arlinda Ramizi në emër të klubit ka shpalosur rezultatet, të arriturat por edhe sfidat e klubit për këto dy vjet.

Ajo tha se sot Klubi i Karatesë Elit, numëron mbi 70 anëtarë, prej të cilëve 33 janë garues , të cilët performancën e tyre e shpalosin në garimet brenda e jashtë vendit, nga të cilat gara nuk mungojnë as sukseset.

Ramizi tha se derisa në vitin 2011, Elita ka arrit te fitoj 225 medalje, përgjatë këtij viti që po e lëmë pas, ka arritur suksese të lakmueshme. Në turne të ndryshme kombëtarë e ndërkombëtar garuesit e KK Elita janë stolisur me gjithsej 188 medalje prej tyre 48 te arta 59 të argjendta dhe 81 të bronzta.

Klubi po ashtu ka nderuar me mirënjohje përfaqësues të institucioneve lokale, qendrore, donatorët, sportistët, por edhe klubet pjesëmarrëse të karatesë që ishin të pranishëm nga Shqipëria, Maqedonia dhe qytete të ndryshme të Kosovës. /rajonipress/