UBT

Halili: Do të jemi pjesë e qeverisjes lokale në Kllokot

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Refik Halili i cili është edhe bartës i listës për këshilltarë komunal, ku ka të përfshirë edhe tre kandidatë të tjerë, shprehet se është i bindur se Iniciativa qytetare e themeluar nga ai do të fiton besimin e votuesve duke marrë për bazë angazhimet e tija gjatë katër vjetëve të kaluar si udhëheqës komunal , meqë janë bërë investime shumë të mëdha në ndërtimin e infrastrukturës fizike në Mogillë dhe Kllokot dhe besoj se qytetarët do të dinë të vlerësojnë këto angazhime.

Tash kur janë certifikuar për gara në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të gjitha subjektet politike që do të garojnë në komunën e Kllokotit, e duke i shikuar e analizuar listat e kandidatëve për kandidatë për kryetar si dhe për këshilltarë komunal, bëhet plotësisht e qartë se në komunën e Kllokotit, pritet një garë shumë interesante në dy pista.

E njëra ndër ato subjekte që do të garon vetëm për këshilltarë të asamblesë komunale e që është kandidat me gjasa të mira për të qenë pjesë e pushtetit lokal, padyshim është edhe Iniciativa Qytetare e Mogillës- Kllokotit themelues i së cilës është Refik Halili, aktualisht nënkryetar i komunës së Kllokotit.

Fundamenti

Refik Halili i cili është edhe bartës i listës për këshilltarë komunal, ku ka të përfshirë edhe tre kandidatë të tjerë, shprehet se është i bindur se Iniciativa qytetare e themeluar nga ai do të fiton besimin e votuesve duke marrë për bazë angazhimet e tija gjatë katër vjetëve të kaluar si udhëheqës komunal , meqë janë bërë investime shumë të mëdha në ndërtimin e infrastrukturës fizike në Mogillë dhe Kllokot dhe besoj se qytetarët do të dinë të vlerësojnë këto angazhime. “Besoj se do të fitojmë vota të duhura që të jemi pjesë e pushtetit komunal “ka thënë Halili.

“Sigurisht se në epiqendër të elektoratit do të jetë gara për kryetar të komunës, por interesante do të jetë edhe gara për të siguruar postin e këshilltarit komunal, për të cilin , madje garojnë edhe disa nga kandidatët për kryetarë të komunës” ka thënë Halili.

Ai shprehet se edhe pse “KKZ me një vendim e ka diskriminuar dhe e ka dëmtuar rëndë subjektin e tij duke i pamundësuar përfaqësimin Këshillat e Vendvotimeve në Komunë ne do t`ia dalim dhe do të fitojmë së paku tre vende në këshill komunal” shprehet Halili /aziz zuka/ rajonipress/