ARKATANA

Halil Malaj ishte jo vetëm një atdhetar i madh, por edhe një burrë i urtë, vizionar dhe frymëzues për shumë gjenerata

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Halil Malaj ishte dhe mbetet një ndër figurat e shquara të qëndresës dhe atdhedashurisë shqiptare. Ai i takon brezit të atdhetarëve të viteve ’70, të cilët me guxim dhe vendosmëri sfiduan pushtuesin dhe sistemin shtypës, duke u bërë zëri i lirisë dhe i aspiratave të popullit shqiptar për pavarësi dhe bashkim ka thënë Selajdin Abdullahu.

Shkrimi i plotë:

Shumë e nderuara familje Malaj

Përfaqësues te institucioneve

Të nderuar të burgosur politikë, përfaqësues të organizatave të UCK-së

-Bashkëveprimtarë të Bacës Halil

Halil Malaj ishte dhe mbetet një ndër figurat e shquara të qëndresës dhe atdhedashurisë shqiptare. Ai i takon brezit të atdhetarëve të viteve ’70, të cilët me guxim dhe vendosmëri sfiduan pushtuesin dhe sistemin shtypës, duke u bërë zëri i lirisë dhe i aspiratave të popullit shqiptar për pavarësi dhe bashkim.

Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare u dëshmua në shumë forma: si veprimtar politik, organizator i demonstratave në mërgatën shqiptare në perëndim, si furnizues i palodhur me materiale ilegale, dhe si njeri që sakrifikoi çdo gjë personale për të mirën e kombit.

Fundamenti

Sakrifica e familjes Malaj është një dëshmi e gjallë e rezistencës shqiptare. Katër prej fëmijëve të tij u burgosën politikisht, tre të tjerë u përndoqën, ndërsa bashkëshortja e tij vazhdimisht ishte e përndjekur, duke mbajtur barrën e rëndë të sakrificës familjare.

Halil Malaj ishte jo vetëm një atdhetar i madh, por edhe një burrë i urtë, vizionar dhe frymëzues për shumë gjenerata. Ai përfaqësonte shembullin e njeriut që e donte atdheun më shumë se veten, duke mos u ndalur përballë burgosjes, përndjekjes, dhunës apo pengesave të rënda që ia vuri jeta.

Krejt angazhimi i tij jetësor ishte në shërbim të atdheut, pa pyetur për pasojat por duke e synuar lirinë kurrë pa u ndalë.

Pa Halilin dhe bashkëveprimtarët e ilegalës, nuk do të ndodhte as lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës të cilës i shërbyen me devotshmëri familja dhe rrethi i tij deri në çlirimin e atdheut.

Trashëgimia e tij mbetet e pavdekshme. Emri i Halil Malajt do të kujtohet gjithmonë si simbol i qëndresës, i sakrificës dhe i dashurisë së pashuar për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Halil Males.

SHOQATA E TE BURGOSURVE POLITIK
Dega Gjilan

Selajdin Abdullahu 25.09.2025

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.