ARKATANA

Halil Krasniqi, emërohet kryemjek në klinikën gjermane

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Klinika e kirurgjisë vaskulare në spitalin St. Johanes-Hospital ka zgjedhur një drejtues të ri. Fjala është për Dr. Halil Krasniqin, i cili është emëruar shef i ri i kësaj klinike. Mjeku shqiptar nga Kosova nuk është emër i panjohur për regjionin ku jeton, qyteti Varel i regjionit Friesland, Gjermania Veriore.

Deri në këtë emërim ai ka qenë po ashtu shef mjekësor në klinikën e kardiologjisë vaskulare në St.Willehad-Hospital në Wilhelmshaven, shkuan nwzonline.de. Drejtuesit e spitalit St. Johannes e kanë përshëndetur shefin e ri të klinikës. Ndërsa vetë Krasniqi me këtë rast ka thënë: “që nga dita e parë e punës në këtë spital kam pasur rastin të bindem se këtu pacienti shihet si njeri dhe se respektohen pikëpamjet e tij individuale mbi botën”.

Fundamenti

Ndërsa nga spitali ku ai është zgjedhur shef, bëhet e ditur se që nga ditët e para ka udhëhequr operacione të komplikuara kardiovaskulare./albinfo/