RCCOLA

Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shqipëria njihet si një komb me kulturë dhe histori të lashtë, ku personalitete shqiptare kanë krijuar zanafillën e historisë botërore dhe kanë ndryshuar rrjedhën e saj. Që nga mbretërit dhe mbretëreshat e deri në personalitetet moderne si Nënë Tereza, shqiptarët i bashkojnë ndjenjat patriotike dhe dashuria për atdheun.

Midis simboleve të tjera që lidh shqiptarët me mëmëdheun, simboli ‘Shqiponjat Lart’ (ose Shqipet Lart) është bërë simboli i identitetit të çdo shqiptari, që nga qytetari i thjeshtë, te Artisti VIP apo politikani, të cilët me krenari hedhin “Shqipet lart” në ajër. Sot ky symbol është transformuar në një fenomen social dhe kulturor që bashkon një rracë të tërë brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë. A e dini kush e ka krijuar simbolin e duarve “Shqiponjat lart”?

RCCOLA

Halil Gashi, një artist shqiptar mjaft i suksesshëm, është gjeniu pas këtij krijimi. Në vitin 2002 Halil u zgjodh si një nga koreografët për krijimin e videos promovuese të valutës europiane Euro-n. Reklama kërkonte aftësi në përdorimin e duarve dhe lëvizje për të krijuar gjeste që përfaqësojnë Euro-n. I shkëlqyeri dhe i talentuari Halil Gashi, krijoi simbolin ‘Shqiponjat Lart’ për të përfaqësuar shqiptarët, duke bashkuar dy duart për të rikrijuar shqiponjën dhe simbolin e lirisë për shqiptarët. Për Halil Gashin, simboli ‘Shqipet Lart’ ishte një simbol paqeje për një Kosovë tëcopëtuar dhe robëruar nga lufta. (Shiko Halilin në 0.27 sekonda në video duke bërë për herë të parë para botës simbolin Shqipet lart në Reklamën e Euro-s https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q).

“E kam krijuar simbolin ‘Shqiponjat Lart’ që në vitin 1999, dhe e kam koreografuar tek video e Euro-s pa e ditur njeri. Për mua ‘Shqiponjat Lart’ tregon krenarinë time për të qenë shqiptar, në një kohë kur ne po luftonim për paqe në Kosovë. Desha të shfaq para botës për t’i treguar atyre se kush jam dhe prej nga vij,” tha artisti i talentuar, Halil Gashi.(Nga: Nora Kalaja, Prishtina, New York)