Eko Higjiena

Halil Budakovës i vidhen mbi tri mijë euro në veturë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Halilit asnjëherë s’kanë guxu me ja vjedh këpucët në xhami për Bajram”, është një nga “faktet” e shumta për fuqinë e aktorit Halil Budakova në një faqe të fansave të tij në rrjetin social “Facebook”.

Mirëpo dikush i ka shpërfillur “këto fakte”, ose nuk e ka ditur që është vetura e tij, kur ka vendosur t’ia thyejë atë. Mbi dy mijë euro para të thata dhe rreth një mijë euro vlerë telefona e gjësende të tjera i janë vjedhur aktorit nga vetura rreth tre muaj më parë. Automjetin me të cilin kishte shkuar për vizitë e kishte parkuar rreth njëzet metra nga hyrja e Burgut të Dubravës, në një parking joformal.

Hidromorava

Budakova është një nga viktimat e vjedhjeve që po ndodhin në afërsi të Burgut të Dubravës. Persona deri tash të pazbuluar janë duke ua thyer veturat vizitorëve të të burgosurve e të paraburgosurve. Deri tash askush nuk është arrestuar.

Viktimat dhe policia dyshojnë se vjedhjet janë duke i kryer personeli i burgut. Këtë e mbështesin në faktin se aty nuk ka shtëpi banimi as banorë pos një kioske dhe gardianëve, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.