United Hospital

Halil Alidema – vizionar kombëtar ( 15 Mars 1936 – 19 Mars 1996 )

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi/ Nga familja veprimtare,
Me gjak t’pastër atdhetare, Me veprime luftëtare –
Për çlirim t’viseve shqiptare !

Refreni :
Halil Alidema –
Bir i Pozheranit !
Strateg pa dilema –
Për liri t’ vatanit !
Halil Alidema –
Trim vizionar !
Luftoi me emblema –
Për Bashkim Kombëtar !
N’ nivel t’ lartë kishte shkollimin ,
Kualifikimin , profesionalizmin ,
Mbi të gjitha atdhetarizmin ,
Burrërinë, besën, patriotizmin !…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
N’ shkollë ishte nxënës i shkëlqyeshëm ,
N’ fakultet student i vyeshëm !…
N’ arsim ishte mësues i nderuar ,
N’ edukim i admiruar !…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Si student ishte kryengritës ,
Si personalitet ishte luftënxitës –
Kundër trojeve të copëtuara ,
Padrejtësisht të robëruara !…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
I dëshmuar si patriot –
Me guxim zemra ia thotë !
Gjithë atë që e mendon –
Ai e flet dhe e punon !

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Një dëshirë e kishte n’ gji –
Ta ndryshojë një strategji !…
Që Kosova t’ gëzojë liri –
N’ gji të nënës Shqipëri !

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Halil Alidema theksonte pandarë :
“Për ta përmbysur këtë regjim gjakatarë ,
Nuk ka rrugë tjetër për ta përdhosur –
Pos kryengritjes së armatosur !”…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Halil Alidema kishte ideal –
Ishte patriot ekipor , e jo individual !
Ishte vizionar , njeri i vatanit –
I lindur për popull n’ fshat të Pozheranit !

Mobi Casa

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Me tradhti e mashtrime, Halili ishte ngopë –
Vetëm krisma e pushkëve dëgjohet n’ Evropë !
Lufta për liri do të jetë një sprovë –
“Ia vlen për ta derdhur gjakun për Kosovë!…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Lufta pa heronj dhe ushtri çlirimtare –
Nuk do t’ jetë e ëmbël edhe fitimtare !
Liria nuk falet , por ajo fitohet –
Për te derdhet gjaku dhe për te luftohet !”

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Amanetin e Halil Alidemës , birit të Nënëlokes –
E barti në vend Ushtria Çlirimtare e Kosovës !
Për të cilën mendoi , foli dhe veproi –
Aspiratat e tij, n’ vepër i jetësoi !

Refreni :
Halil Alidema …etj.
Për veprimtarinë patriotike t’ Halil Alidemës –
Do të flasin gjithmonë : gjaku , dheu dhe argumentet
E luftës për liri dhe për Bashkim Kombëtarë ,
Gjaku i derdhur me trimëri nga trimat luftëtarë !…

Refreni :
Halil Alidema …etj.
N’ veprat historike nuk dalim prej temës –
Lavdi jetës , veprës së Halil Alidemës !
Fli i qetë n’ amshim , biri i Nënëlokes ,
Ty , të qoftë i lehtë , dheu i Kosovës !

Refreni :
Halil Alidema …etj./rajonipress/

Gjilan, më 16.03.2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.