Uji Dea

Haley: Do të punojmë që Kosova të anëtarësohet në OKB

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në New York ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen ‘Falënderim për miqësi’, të organizuar nga ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

Sahatqija thotë se Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës së Turqisë, e cila kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.

Ajo tha se në këtë pritje të organizuar, Haley falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojnë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Ky është postimi i plotë i Teuta Sahatqija në Facebook:

“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’.

ARKATANA

Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë.

Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.

Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast.

Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.