FIDANISHTJA

Hakmarrje shqiptare në Stamboll

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Liam Neeson rikthehet në rolin e Bryan Mills, ish agjentit të CIA-s, i cili nuk u ndal para asgjëje për të shpëtuar vajzën nga një bandë kriminale shqiptare. Kësaj radhe ai do të përballet edhe me Kanunin e shqiptarëve, pasi që një baba kërkon gjak për djalin e tij të vrarë nga Bryan.

Kur babai i njërit prej shqiptarëve që ai eliminoi, rrëmben Bryanin dhe gruan e tij e vetmja që mund t’i ndihmojë për t’u arratisur është vajza.

Duke përdorur taktikat e tij unike, Bryan do të përpiqet t’i japë fund njëherë e përgjithmonë konfliktit të përgjakshëm…

Por, ajo çka është e diskutueshme në këtë film është se në filmin e vitit 2009 “Taken” Bryan, Lenore dhe Kim vështirë që do të merrnin udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, në “Taken 2” ata do ta bëjnë këtë pasi që familja e tyre ishin rilidhur – por edhe pse nuk e dinë – ata do të kidnapohen bazuar në Kanun të shqiptarëve për hakmarrje.

Në pjesën e parë të këtij filmi, Kim (Maggie Grace) ishte kidnapuar nga trafikantë seksi shqiptarë.

Në këtë kohë të afërmit e këtyre trafikantëve disa prej tyre ishin vrarë nga babai i saj, që është një ish agjent i CIA.

Tani kjo mafi ka në shënjestër Bryan dhe ish gruan e tij Lenore (Famke Janssen), nënën e Kimit.

Uji Dea

Familja ia bën më të lehtë mafiozeve kidnapimin, pasi që ata udhëtojnë për në Stamboll, ku Bryan dhe Lenore sakaq kidnapohen.

Shqiptarët janë shumë aktivë me kanalet e tyre mafioze në këtë rajon dhe shihet se në Stamboll kanë shumë njerëz që punojnë edhe në zyre ku japin pasaporta.

Kështu është Kim ajo që do të fillojë iniciativën për shpëtimin e prindërve të saj. Duke bërë këtë, para se gjithash ajo di të përdorë edhe granata të dorës dhe atë në mes të qytetit pa pasur parasysh shqetësimin e njerëzve civilë.

Këtu edhe ka marrë shumë kritika ky film, që thuhet se nuk ka ndonjë regji të mirë.

Megjithatë, në këtë film kemi shumë shqiptarë të përfshirë të cilët bien viktimë, kuptohet e Bryan dhe aftësive të tij luftarake.

Si gjithmonë edhe fundi është i njëjtë, të huajt janë të këqij, amerikanët të mirë, kurse paratë prapë shkojnë në xhepin e atyre që e bëjnë filmin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.