Uji Dea

Haki Rugova: Prishja e koalicionit e pashmangshme, nëse Kurti nuk tërhiqet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova thotë se është ndjerë i befasuar nga veprimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.

Ai në RTV Dukagjini thotë se tashmë nuk është i befasuar pasi nuk ka pritur diçka tjetër nga Albin Kurti, përcjell Telegrafi.

“Shkarkimi i Nënkryetarit të LDK-së pa marrëveshje i pakuptimtë dhe nuk di çfarë të them”.

Rugova thotë se ky vendim i Kurtit është i qëllimshëm për “të fshehur pafuqinë e tij për të marrë vendime në të mirë të shtetit”.

“Unë kam pritur nga Albin Kurti ta largojë taksën. Mendoj se kjo nuk mund të funksionojë kështu”.

Eco Higjiena

Kryetari i Istogut thotë se nëse Kurti nuk anulon këtë vendim dhe nuk largon taksën nuk mund të ketë vendim tjetër pos prishjes së koalicionit.

“Prishja e koalicionit është e pashmangshme nëse Kurti nuk i plotëson këto dy kërkesa pa kusht”.

Rugova thotë se më këtë veprim të Kurtit, marrëveshja ka humbur kuptimin.

“Nëse shkelet vetëm një nen i marrëveshjes nuk mund të pritet gjë tjetër”, tha mes tjerash Haki Rugova./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.