UBT

Haki Rugova: Nuk duhet të diskutohet posti i Presidentit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të finalizohet marrëveshja për ndërtimin ë koalicionit qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë për Telegrafin se “tash i kemi disa takime, e pastaj do të shohim”.

Ndërsa, i pyetur se a ka qenë pjesë e diskutimeve, në mes PDK-së dhe LDK-së, pazari për postin e Presidentit të Kosovës, Rugova ka theksuar se nuk e di nëse një gjë e tillë është shtruar në tavolinën e diskutimeve.

UBT

“Nuk besoj se duhet të diskutohet posti i presidentit, mirëpo kjo prapë varet prej liderëve, se çka diskutojnë. Një pyetje të tillë, është më mirë t’i drejtohet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, qysh prej arritjes në parim të marrëveshjes , në mes PDK-së dhe LDK-së, për ndërtimin e qeverisë së re të Kosovës, mediat kanë raportuar së në ndarjen e kulaçit, ka hyrë edhe posti i shefit të shtetit.

Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar edhe një herë se Kushtetuta e Kosovës, ia garanton asaj mandatin deri në prill të vitit 2016. /Telegrafi/