ARKATANA

Haki Rugova: Jemi të gatshëm për çdo skenar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka thënë se janë të gatshëm për çdo skenar të mundshëm sa i përket formimit të institucioneve të Kosovës pa e përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

“Në jemi të gatshëm për çdo variant që mund të ndodh në ditët e ardhshme. Ne i kemi planet tona dhe qëndrojmë të bashkuar si koalicion paszgjedhor”, ka thënë ai.

Uji Dea

Rugova ka thënë se edhe lajmet e sotme se disa deputetë të LDK’së në anën e PDK’së janë shpifje për t’i ndihmuar Kryeministrit në largim.

Ndryshe, Blloku LDK-AAK-NISMA dhe PDK shkojnë në seancën e së premtes me skenarin e njëjtë të seancë së parë ku u votua Isa Mustafa për Kryeparlamentar.