Fundamenti

Haki Rugova: Është në autoritetin e kryeministrit ta riformatoj Qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se për ndërrimin e mundshëm të ministrave të partisë së tij në Qeveri vendos kryekëput kryeministri i Kosovës dhe shefi i partisë, Isa Mustafa.

Rugova ka thënë për Indeksonline se në Kryesinë e LDK-së do të vendoset për ndërrimin e mundshëm të ministrave.
“Ajo vendoset në kryesi të LDK-së. Tash kemi me u taku… Jo nuk kemi marr, kryeministri është ai që vendos se qysh ta bëj, sepse ai e ka autoritetin dhe mandatin e plot me vendos për formacionin apo riformatzimin e qeverisë”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Rugova ka theksuar se, kryeministri e ka mandatin e plotë që të vendos se kush duhet të vazhdojë të jetë ministër dhe kush jo.

Uji Dea

“Është një problem, që na ia kemi dhanë autoritetin kryeministrit që të vendos për reformatizimin e qeverisë. Ky është problemi, dhe kjo varet prej Isa Mustafës”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ndërsa javën që shkoi deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, kishte thënë në një medium se asnjë ministër më shumë se dy vjet mandat nuk do të duhej t’i kishte.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë ndërrim të ministrave në Qeverinë Mustafa, edhe pse është folur për këtë mundësi.
Është pritur që me emërimin e njerëzve në pozitën që kishte lënë bosh Hashim Thaçi, do të bëhet edhe riformatimi i qeverisë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Enver Hoxhaj është konfirmuar në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme, pozitë kjo që e kishte edhe më herët, e që e liroi Thaçi pasi që u bë president./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.