UBT

Haki Rugova: Besoj në funksionimin e koalicionit PDK-LDK

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, dhe njëherit i pari i komunës së Istogut, beson se koalicioni me PDK-në do të sjellë rezultate pozitive për vendin.

Duke komentuar deklaratat e ndryshme, rreth asaj se ky koalicion nuk do të ketë jetë të gjatë, Rugova është shprehur: “Nuk e di çfarë të them, varet qysh punon, qysh funksionon e aty mund ta dijmë a do të ketë jetë të gjatë apo të shkurtët. Megjithatë, unë besoj në marrëveshjen e arritur, besoj edhe vazhdoj me besu”.

Uji Dea

Megjithatë, Rugova ka thënë se mbetet të shihet për rezultatet e koalicionit brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Tash të shohim se si do të funksionojë. Besoj se 5-6 muajtë e parë do të japin rezultatet e para, e pas këtyre muajve vijnë edhe hapat tjerë”, ka thënë Rugova në një bisedë për Indeksonline. /Indeksonline/