Haki Abazi e akuzon Qeverinë për mashtrim, manipulim, diktat e shantazh: Shtet i sadakës, cili është ndryshimi këtu?

Deputeti Haki Abazi ka shkruar një varg kritikash e akuzash për Qeverinë që e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila e largoi nga grupi parlamentar.

Abazi në një postim në Facebook të titulluar “Revolucioni pa asnjë ngjyrë”, e ka akuzuar Qeverinë për mashtrim, manipulim, “mosnjohje bazike të demokracisë dhe jetës parlamentare”, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim, diktat e shantazh, duke pyetur se “cili na ishte ndryshimi këtu?!”.

“Vetë-promovimi, deliri i pushtetit, dosjet, thashëthemet, diferencimi bazuar në ideologji, shantazh në emër të fuqisë politike, model ekonomik i menaxhimit me sadaka e varfëri – udhëtime në grup, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim total në sistemin e drejtësisë – shtrohet pyetja me se merren? Konferenca në Swiss Diamond- cili na ishte ndryshimi këtu?!”, ka shkruar Abazi ndër tjerash.

Revolucioni pa asnjë ngjyrë

Para më pak se gjashtë muajsh refuzoi të jepte 10 muaj kohë, që kërkonin Amerikanët për punën e targave. Sot targat as që përmenden!

Para gjashtë muajsh thonin nuk ka asociacion as me kompetenca ekzekutive dhe as pa kompetenca ekzekutive, e Kryetari i Parlamentit tha që do të dilte në rrugë kundër asociacionit me mbrojtë Kosovën. Mikrofonat e 30 deputetëve nuk janë në gjendje me i rregullu, më falni janë të zënë me shkarkimin e Drilonit – dje i mirë e sot i keq – kush është përgjegjës për gabimin në vlerësim?! Pse duhet besuar që vlerësimi i radhës është më i saktë?!

Sot, prap e kanë gabim sepse as Kuvendin nuk janë në gjendje me mbledhë për tre javë radhazi, merren me kozmetika e fotografi, manipulim e taktizim. Vetëm përmbajtje nuk ka!

Ky nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi përbrenda çadrës së Gadafit.

Për më shumë se gjashtë muaj lexoj ministrin e financave duke u ankuar në secilën paraqitje se opozita e deputetët qenkan fajtorë për moskalimin e ligjeve dhe marrëveshjeve. Kjo është arrogancë me mosnjohje bazike të demokracisë dhe jetës parlamentare, nuk mundet servilizimi me u eksportu- është origjinal. Ministër i këshillit ekzekutiv të shëndetsisë të udhëhequr nga Kryeministri, 30 deputetë nuk kanë se si ta kërkojnë fjalën, nuk ka njeri në administratë që nuk është i frustruar nga ngathtësia dhe dembelizmi menaxhues dhe mungesa totale e planit dhe vizionit. Shteti i sadakës i gjason Halil Kastatit. Po duket më i lehtë është nënshtrimi në dy gjujt i kryeministrit me përgjërimet për minoritetet dhe akomodimi i këshilltarëve të Bekim Arifit, kot, kot, paga e benificione kot- kryeje punën tënde leri leksionet me urdhër! Jeta parlamentare por edhe qeverisja është debat, është diskutim, është permbajtje nuk është servilizëm e diktat!

Vetë-promovimi, deliri i pushtetit, dosjet, thashëthemet, diferencimi bazuar në ideologji, shantazh në emër të fuqisë politike, model ekonomik i menaxhimit me sadaka e varfëri – udhëtime në grup, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim total në sistemin e drejtësisë – shtrohet pyetja me se merren? Konferenca në Swiss Diamond- cili na ishte ndryshimi këtu?!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS