FIDANISHTJA

Hakeri kosovar Ardit Ferizi, i akuzuar për terror paraqitet në gjykatë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtetasi i Kosovës, Ardit Ferizi, 20 vjeçar, i akuzuar për depërtim në të dhënat personale të 1,351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkluara dhe dërgimin e tyre në grupin ekstremist, Shteti Islamik, dje për herë të parë është paraqitur në një gjykatë amerikane.

I akuzuari Ferizi është paraqitur në një gjykatë në Virxhinia për tu ballafaquar me akuza për terrorizëm, pasi është ekstraduar nga Malajzia, ku ai ishte arrerstuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkura.

Në aktakuzë theksohet se hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në Shtetet e Bashkuara dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë.

Mesazhet në rrjetin Twitter kanë treguar se Ardit Ferizi, po ashtu, kishte ofruar për të krijuar një program kompjuterik për publikimin e propagandës së grupit militant, Shteti Islamik, i cili, siç thuhet në aktakuzë, “kurrë nuk mund të fshihet”.

Uji Dea

Zyrtarët amerikanë e kanë quajtur rastin e të akuzuarit Ferizi si “llojin e parë të këtillë”, kur vitin e kaluar ishte shpallur arrestimi i tij, transmeton Rel.

Ai mund të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 35 vitesh, nëse shpallet fajtor.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.