Fundamenti

Hakerat maqedonas sulmojnë ushtrinë shqiptare

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Hackerat maqedonas të njohur si “Macedonian Security Crew” kanë sulmuar disa nga faqetzyrtare në Shqipëri, përfshirë këtu edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare.

Mediat maqedonase sot informuan mbi sulmin, duke u thirrur në komunikimin e këtij grupi të hakerëve, mirëpo sot faqet e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare janë funksionale dhe pa probleme.

Eco Higjiena

“MSC” ka raportuar se kishte sulmuar faqen e shtabit të përgjithshëm www.gs.mil.al, www.tradoc.mil.al, si dhe faqen e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës www.mete.gov.al/album, njofton INA.

Hakckerat maqedonas kanë bërë të ditur se ky sulm vjen si kundërpërgjigje ndajdjegjes së flamurit maqedonas nga ana e Tifozëve Kuq e Zi.