FITORJA

Hajrullahu: Stacioni i Autobusëve në Gjilan gjatë verës është i hapur 24 orë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, Avni Hajrullahu, ka mbajtur sot konferencë me gazetarë ku ka paraqitur punën që është bërë në këtë ndërmarrje dhe planifikimin për muajt e verës, kur pritet të ketë fluks të shtuar të qarkullimit në rrugët e Gjilanit dhe ato regjionale.

Ai ka thënë se ndërmarrja ka koordinim të plotë me drejtoritë në Komunën e Gjilanit që merren me transportimin e qytetarëve, me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha institucionet e kësaj fushe në nivelin qendror, duke përfshirë edhe takimet e rregullta dhe bashkëpunimin edhe me shoqatën e transportuesve “Anamorava”.

“Falë mbështetjes së madhe që e kemi nga Komuna e Gjilanit dhe në bazë të përgatitjeve për sezonin veror, kur fluksi i qarkullimit të autobusëve dhe veturave është i shtuar, Stacioni i Autobusëve do të punoj 24 orë dhe shfrytëzimi i hapësirës së autobusit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe kompanive”, ka thënë Hajrullahu.

Hidromorava

Ai ka potencuar se edhe në aspektin financiar NPL Stacioni i Autobusëve ka një qëndrueshmëri të kënaqshme dhe deri në këtë fazë së bashku edhe me operatorët e transportit kanë arritur në 90 për qind të zbatimit të planit.
“Me mbështetje të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri kemi koordinuar dhe planifikuar edhe investimet ne rivitalizimin dhe digjitalizimin e Stacionit te Autobusëve, që do ta bëjmë gjatë pjesës së dytë të vitit 2019 dhe kështu viti 2020, stacionin e Gjilanit do ta gjejë me ambiente moderne dhe me standarde europiane”, ka thënë Hajrullahu.

Përndryshe, drejtori Hajrullahu i ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që ta shfrytëzojnë transportin publik dhe hapësirat e Stacionit të Autobusëve, sepse transporti publik është më i sigurtë dhe është legal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.