RCCOLA

Hajrullahu: Mungesa e investimeve nga komuna në Zhegër me rrethinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për Zhegrën është diskutuar shumë në këtë kuvend, është premtuar shumë nga kjo qeverisje komunale por është bërë pak e pothuajse asgjë me intensitetin e punëve. Për çështjet pothuajse të njëjta për çdo seancë kemi ngritur problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetaret e Zhegrës dhe asnjëra prej tyre deri më tani nuk është realizuar. Keni dhënë afate kohore, dhe si duket kanë qenë vetëm deklarata verbale dhe premtime boshe sa për te na hequr qafe, e në anën tjetër situate në teren tregon diçka tjetër ka thënë Xhelal Hajrullahu nga LVV në seancën e Kuvendit Komunal të mbajtur sot.

Kërkesat e paraqitura sot, gjatë seancës së X-të, në Kuvendin Komunal të Gjilanit!

Qytetari i Zhegrës me rrethinë dëshiron të dije së kur fillojnë dhe përfundojnë këto punë që I keni nisur dhe i keni lënë në gjysmë:

Fillimi i punimeve në palestrën e sporteve. Gogja shpesh po përurohet kjo palestër por dinamika e punëve është shumë e vogël. Më këtë intensitet të punëve nëse vazhdohet , dita kur ka me u ndërtuar është shumë e largët.

Mobi Casa

U premtua rruga për Selishte se asfaltimi do të ndodhe në fund të tetorit, por s’është që po e shohim kompaninë duke punuar në rrugë. Banoret po vazhdojnë me u shpërngulë për mungesë të rrugëve.

Çka po ndodhe me shkollën në fshatin Haxhaj, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në bodrumin e xhamisë së fshatit, ndërsa një pjesë e nxënësve që vijnë nga fshati Selishtë mësimet kanë vendosë t’i ndjekin në Zhegër për shkak se nuk konsiderojnë se ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur procesi mësimor normalisht.

Banoret e lagjes së KFOR-it në Zhegër, vazhdojnë të kenë probleme sa herë që ka të reshura të shiut meqë ujëmbledhësi i lagjes ka kohe që është mbyllur. Me aq sa më kanë njoftuar banoret e lagjes, ata veç se ju janë drejtuar me kërkesë, por që akoma nuk është zgjidhur ky hall i tyre. Sa here që ka të reshura, uji i shiut vërshon oborret e banorëve të lagjes është shprehur Hajrullahu./rajonipress/