UBT

Hajrullahu: Gjendja nuk ishte e mirë, po punojmë për ta kthyer besimin tek qytetarët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nysret Hajrullahu i ka vetëm dy muaj që ka marrë detyrën e re si drejtor në spitalin e Gjilanit. Thotë se gjendjen nuk e ka gjetur të mirë dhe të lakmueshme. Po bëjmë çmos duke filluar nga disiplina, përgjegjësia në punë, ngritja profesionale e stafit të stabilizohen njëherë e mirë dhe realizimi i disa projekteve të ndodhin në afatin kohor të paraparë.

“Gjendja nuk ishte e lakmueshme dhe po na duhet shumë punë, kohë e mund për ta kthyer situatën në binarët e veta”. Kështu shprehet Nysret Hajrullahu drejtor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Sipas tij kishte një angazhim jo të mjaftueshëm të stafit mjekësor sepse nuk i kishin kryer si duhet përgjegjësit e tyre. “Tani jemi në përmirësim e sipër, por në këtë drejtim do të jem i pa kompromis. Rend e rregull e respekt për të gjithë do të ketë kudo në repartet tona” zotohet Hajrullahu.

Hajrullahu thotë se do të bëjë maksimumin që disiplina, vijueshmëria në punë, ngritja profesionale e stafit, përgjegjësia në punë të rregullohen dhe të respektohen njëherë e mirë. “Ne duhet të punojmë vazhdimisht për ta kthyer besimin e pacientëve dhe qytetarëve. Duhet të binden pacientët tanë që puna profesionale që kryhet në repartet tona thjeshtë është cilësore dhe e përgjegjshme” shtoj Hajrullahu.

Hajrullahu tha se edhe tani ndihet mungesa e barnave, mungon shenjëzimi i objekteve përcjellëse të spitalit derisa kemi pasur një mish mash sa i përket rrugëve në brendi të spitalit. Gjithashtu në brendi të spitalit dhe në oborr mungon ndriçimi etj.

Mobi Casa

Hajrullahu tha se ka projekte që pritet të realizohen fal investimeve kapitale. “Do të renovojmë Emergjencën e cila ka defekte të mëdha dhe duhet patjetër të ndërhyhet sikurse edhe në repartin e Gjinekologjisë. Emergjenca do të ndryshojë tërësisht dhe do të marrë formë e pamje tjetër” shtoj Hajrullahu.

Hajrullahu tha se tashmë kanë filluar me kontratat e brendshme, ku edhe është hapur konkursi. Mirëpo drejtori i spitalit ka një sfidë për të cilën thotë se duhet të punojnë bashkërisht. “Është qenësore që të ngritët cilësia në punë, që të eliminohen pritjet e të shkurtohen ekzaminimet kohore”.

Ndërkaq thotë se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë ku edhe i është dërguar projekti dhe kërkesa që të ndërtohet një qendër diagnostike në vlerë të 1 milion e 400 mijë eurove ku do të përfshihen Rentgeni, CT, Rezonanca etj.

Sipas tij këtë vit nuk pritet të ketë probleme me ngrohje meqë ajo është siguruar me kohë./rajonipress/