Mobi Casa

Hajrullahu: Do t`i heqim nga qeverisja keqbërësit?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – LDK dega në Gjilan, përkatësisht Komisioni për Kulturë Rini dhe Sport dhe Forumi i Rinisë i LDK-së, në kuadër të aktiviteteve dhe angazhimeve tona të shumta i sheh me shqetësim të madh zhvillimet e fundit dhe ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur e po ndodhin çdo ditë e që kanë të bëjnë me kulturën, sportin, rininë dhe sidomos qasjen negative të qeverisjes aktuale rreth angazhimit për përmirësimin e ambientit në zhvillimin e aktiviteteve dhe ngritjen në cilësi. Kështu tha të shtunën në një konferencë për medie Nexhat Hajrullahu kryetar i komisionit për kulturë në kuadër të LDK-së.

Hajrullahu në këtë takim më shumë është fokusuar kryesisht siq tha ai me zhvillimet negative dhe mungesën e qasjes pozitive ndaj Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Qeveria Komunale. “Rinia përbën grupmoshën më të madhe si në tërë vendin ashtu edhe në komunën e Gjilanit dhe aktualisht është mjaft e pa shpresë falë politikave të gabuara të udhëheqësve politik të komunës, politika ndaj të rinjve që ky pushtet bënë është shembulli më i keq dhe modeli më i mbrapsht që kemi parë gjatë këtyre viteve të Lirisë”.

Hajrullahu tha se mungon gjithçka, nuk ka takime me të rinj, nuk ka pasur organizime të tryezave për trajtimin e temave që sot e rrezikojnë rininë, nuk ka takime nëpër shkolla, ku fatkeqësisht atje paralelisht me shkollimin po përvetësojnë edhe elemente negative çka do të thotë se kanosen nga droga, alkooli, e devijime të tjera që fatkeqësisht po konsiderohen si pjesë e ”civilizimit”, por që pasojat e së cilave do të barten më pas dhe hendikepojnë tërë shoqërinë. “Të rinjtë e komunës sonë, duke u bazuar në kapacitetet intelektuale janë të gatshëm të ballafaqohen me sfida të ndryshme, duke implementuar projekte të dobishme, projekte të cilat u mungojnë nga kjo mënyrë e keqqeverisjes së vendit. Është fatkeqësi të kesh kaq shumë rini të përgatitur dhe kaq pak fushëveprim për ta. Ky është një kaos, dhe ne jemi ata të rinj që më së shumti e vuajmë dhe e përjetojmë këtë gjë të keqe për ne dhe tërë shoqërinë” shtoj Hajrullahu.

Fundamenti

Hajrullahu tha se të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të qëndrojnë të fortë dhe të dinjitetshëm dhe do të punojnë bashkë me tërë rininë e komunës që t’i heqim nga qeverisja këta keqbërës. “Se jemi në këtë rrugë të drejtë dhe me sukses të plotë tregon edhe fakti se tek ne për çdo ditë po vijnë dhe anëtarësohen shumë të rinj, kjo u pa edhe para dy javëve ku rreth 400 të rinj dhe të reja iu bashkuan tri shkronjave të arta LDK. Kjo dëshmon fuqishëm se bashkë me rritjen tone po rriten edhe shpresat e qytetarëve për kthimin e një qeverisje të mirë për Gjilanin ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë” mendon Hajrullahu.

Sipas tij fatkeqësisht edhe përkundër problemeve shumë të mëdha që kanë këto segmente të shoqërisë sonë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komiteti i këtij sektori, si trupë e Kuvendit në periudhën janar – maj ka mbajtur vetëm një mbledhje me vetëm një pikë të rendit të ditës. “Vazhdon injorimi, mos konsultimi, mos raportimi dhe mos njoftimi për shumicën e aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndodhin. Çka do të thotë se, edhe vet anëtarët e Komitetit për KRS, që vijnë nga partitë opozitare anashkalohen dhe iu vështirësohet qasja në informata, ndonëse komuna thirret për “kampione” në transparencë. Transparenca e Komunës është selektive dhe klasifikuese e informatave, ku servohen vetëm informatat që i konvenojnë pushtetit dhe jo e vërteta” tha Hajrullahu./rajonipress/