HW

Hajrizi: Zhvillimi i arsimit të lartë i rëndësishëm në eliminimin e kufijve dhe barrierave

/ 2 minuta lexim
HW

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në cilësinë e panelistit në konferencën treditore të organizuar nga Autostrada Biennale, në Prizren, festival ky që në edicionin e vet të parë po trajton temën: “E ardhmja e kufijve”.

Gjatë kësaj konference, Hajrizi shtjelloi rolin dhe rëndësinë e arsimit të lartë në eliminimin e kufijve dhe barrierave, që vijnë për arsye të ndryshme, kryesisht politike.

Mobi Casa

Me këtë rast, ai tha se me zhvillimin e hovshëm teknologjik, roli i universiteteve dhe institucioneve tjera arsimore ka ndryshuar, duke u rritur edhe përgjegjësitë e tyre.
“Roli dhe përgjegjësia e institucioneve arsimore nuk është më ajo që ka qenë më parë, kjo sepse, tani përveç se duhet edukuar njerëz dhe duhet gjeneruar njohuri të reja, në ditët e sotme duhet të jesh edhe pjesë aktive e zhvillimit dhe organizimit të aktiviteteve që ndikojnë në vënien në lëvizje të gjërave”, theksoi Hajrizi, teksa shtoi se, “një institucion i vetëm nuk mund të jetë një aktor i vetëm ndikues, andaj duhet bashkëpunuar për të dhënë kontribut në ofrimin e zgjidhjeve”.

UBT është partner i ngushtë dhe mbështetës i organizimit të festivalit të artit bashkëkohor, “Autostrada Biennale”, që po mbahet në Prizren, nga 19 gusht deri më 23 shtator, teksa që nga fillimi, dhjetëra studentë të UBT-së janë të përfshirë në këtë organizim në cilësinë e stafit dhe të vullnetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.