ARKATANA

Hajrizi: UBT për 15 vjet ekzistimi e kishte në fokus Kosovën

/ 3 minuta lexim
HW

Misioni dhe fokusi 15 vjeçar i UBT-së ka qenë Kosova, si në aspektin e plotësimit të nevojave dhe zbrazësive që e kanë lënë universitetet publike në fushën e edukimit e arsimit, ashtu edhe në përmbushjen e nevojave të industrisë dhe të tregut kosovar të punës. Ky konstatim ka dalë nga vetë themeluesi i UBT-së, Edmond Hajrizi, në ceremoninë festive për nder të 15-vjetorit të themelimit të UBT-së, si dhe festave të fundvitit, të enjten.

“Gjatë këtyre 15 viteve, nuk kemi pasur asnjë koncentrim tjetër, përpos Kosovës dhe dëshirës së madhe për të qenë kontribuues në zhvillimin e vendit tonë”, ka vijuar rektori Hajrizi.

Duke folur për historikun e zhvillimit të UBT-së, ai tha se rrugëtimi drejt themelimit ka qenë i mbushur me vështirësi, sfida dhe suksese të vazhdueshme.

“Rruga jonë ka qenë e vështirë, sepse kemi nisur nga hiçi dhe kemi arritur që me sukses të rritemi dhe të zhvillohemi shëndetshëm, duke i mbledhur të mirat e arsimit botëror dhe duke i implementuar ato në institucionin tonë”, theksoi Hajrizi, për të shtuar se, “falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm, UBT është shndërruar në institucionin e parë arsimor në Ballkanin Perëndimor, që ka arritur nivelin e ekselencës”.

Hidromorava

Tutje, rektori përmendi edhe sukseset e njëpasnjëshme të UBT-së, që nga koha e themelimit e deri më sot.

“UBT aktualisht numëron rreth 10 000 studentë aktivë, mbi 1000 njerëz, që si pjesë e stafit akademik, e kanë dhënë kontributin e tyre në rritjen e zhvillimin e këtij institucioni, si dhe mbi 250 marrëveshje me universitete dhe organizata ndërkombëtare”, potencoi Hajrizi, me ç’rast sipas tij, “e tërë kjo punë e përbashkët ka bërë që 98% e të diplomuarve ta gjejnë veten në tregun e punës”.

Për kontributin e dhënë në ngritjen e një institucioni të vlerësuar lart ndërkombëtarisht, stafi akademik i UBT-së, në shenjë falënderimi, ndau mirënjohje për rektorin Hajrizi. Ndërkaq, fill pas kësaj, rektori i nderoi me mirënjohje disa nga pjesëtarët e parë të stafit akademik, të cilët ndikuan në rritjen dhe ngritjen e cilësisë së UBT-së.

Duke folur për mirënjohjen e marrë, menaxheri i zyrës së financave në UBT, Selmon Berisha tha se njohja me rektorin Hajrizi dhe punësimi në UBT, ka bërë që jeta e tij të ndryshojë rrënjësisht.
“Jam shumë me fat që kam pasur mundësinë të jem pjesë e UBT-së dhe të japë kontributin tim në zhvillimin e këtij institucioni prestigjioz”, përfundoi Berisha.
Ceremonia u përmbyll me një koktej rasti, organizuar me qëllim të argëtimit të stafit akademik dhe të ftuarve të tjerë në këtë ngjarje, teksa të gjithë të pranishmit u shpërblyen me dhurata modeste./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.