RCCOLA

Hajrizi: UBT lider i dijes dhe inovacionit në rajon

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i UBT-së Edmond Hajrizi me rastin e përurimit të objektit të ri të këtij tempulli të dijes tha se tani me një infrastrukturë moderne, me laboratorë e kabinete të avancuara dhe me një kuadër të profesionalizuar UBT do të jetë model i dijes dhe i inovacioneve në rajon.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) nga e enjtja është vendosur në objekt të ri dhe modern në kompleksin e QMI tek udhëkryqi i Lipjanit. Inaugurimin e këtij objekti të ri në mënyrë solemne e kanë bërë Edmond Hajrizi president i UBT-së, ministri i Arsimit Ramë Buja dhe kryetari i Lipjanit Shukri Buja.

Presidenti i UBT-së Edmond Hajrizi ka thënë me këtë rast se ky objekt i ri i dedikohet dekadës së dytë të punës së suksesshme të UBT-së, 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, dhe ngritjes së kapaciteteve të këtij universiteti .

Hajrizi ka falënderuar komunën e Lipjanit e cila i ka ndarë një hapësirë të mjaftueshme që ky Universitet të bëjë hulumtime dhe kërkime mësimore e shkencore. “Infrastruktura e re dhe moderne, kabinete e laboratorë janë vetëm një motiv për të rritur kapacitetet tona hulumtuese në rajon, për të ngritur kapacitetet e produkteve vendore dhe për të avancuar teknologjinë e informimit duke ndërtuar edhe biznese të qëndrueshme vendore.

KKVITI

Hajrizi tha se UBT do të organizojë seminare e ngjarje të rëndësishme shkencore e studimore dhe me të drejtë mund të themi se UBT do të jetë lider i dijes dhe inovacioneve.

Hajrizi tha se objekti i ri ka kushtuar mbi 1 milion euro dhe ka rreth 3000 metra katror hapësirë infrastrukturore. “Me këto kushte dhe mundësi që i kemi ne do të jemi vendi i dijes dhe i profesionit” tha ai. Sipas Hajrizit UBT aktualisht ka raporte e bashkëpunim profesional me mbi 80 universitete partnere ku janë të angazhuar mbi 300 profesor me renome botërore.

Edhe Ramë Buja tha se UBT është njëri nga institucionet më kredibile meqë që nga hapja e tij ka dhënë kontribut të madh në arsimimin e dijes. Ramë Buja tha se patriotizëm kulmor sot është që të jemi të ditur andaj i ka porositur studentët që të ngrisin cilësinë dhe vetëm cilësinë në arsim.

Kurse Shukri Buja kryetar i Komunës së Lipjanit tha se kjo komunë e ka përkrahur idenë e UBT-së meqë përfitues janë të rinjtë e kësaj komune po edhe më gjerë./rajonipress/