RCCOLA

Hajrizi: Siguria në Kamenicë e kënaqshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nazif Hajrizi komandant i stacionit policor në Kamenicë ka thënë se për këtë gjashtë mujor i kanë pasur vetëm 290 raste që për një territor aq të madh nuk është shqetësuese.

Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi, është takuar për të diskutuar gjendjen e sigurisë në territorin e Kamenicës. Takimin e ka udhëhequr Nexhmije Kallaba ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim komandanti i stacionit policor të Kamenicës , Nazif Hajrizi ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Kamenicës është e mirë dhe stabile.

Sipas Hajrizit për këtë gjashtë mujor i kanë pasur vetëm 290 raste, për një territor aq të madh siç është Kamenica , shifrat nuk janë shqetësuese.

Mobi Casa

Hajrizi ka folur edhe për ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, si dhe procesin e korrje shirjeve. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit që të zhvillojnë aktivitete aty ku kanë ndikim dhe mos lejojnë të përdorin armë në dasma.

Kryetari i Bashkësisë Islame të komunës së Kamenicës, Eshref Cakolli, tha se po afrohet muaji i shenjët i Ramazanit dhe lëvizjet e besimtarëve janë të pa zakonta, natën në lutje, e vizita të mos të keqkuptohen.

Me diskutime u paraqiten , edhe Selver Lenjani, Haqif Agaj, Shefik Kastrati, Bekim Leci, Besim Dërmaku, si dhe përfaqësuesi i ministrisë së Punëve të Brendshme , Labinot Sadiku.

Diskutuesit dhanë komplimente për punën e mirë që po e bën policia./rajonipress/