United Hospital

Hajrizi rizgjidhet udhëheqës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë

/ 2 minuta lexim
HW

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi është rizgjedhur udhëheqës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë në Kosovë. Hajrizi tha se rizgjedhja e tij në këtë post është motiv për të shtuar kontributin e tij në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

“Në një fazë të tillë siç është Kosova, është shumë e nevojshme që të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, duke i marrë nga jashtë përvojat më të mira evropiane, prandaj për mua është nder dhe privilegj që të vazhdojë të jap kontributin tim për të përmirësuar dhe për të sjellë nga jashtë praktikat më të mira, për të cilat ka nevojë vendi ynë”, tha ai.

Hajrizi për katër vitet e kaluara, në cilësinë e udhëheqësit të ekspertit të arsimit të lartë, ka përfaqësuar Kosovën në shumë konferenca ndërkombëtare, duke kontribuar në reformat e arsimit të lartë në Kosovë.

Mobi Casa

Krahas kësaj, ai gjithashtu është takuar me shumë ekspertë dhe përfaqësues të shumë vendeve të Evropës.

UBT ka partneritet me më shumë se 250 universitete ndërkombëtare, ndërsa bashkëpunimi i vazhdueshëm, e ka bërë këtë institucion të arsimit të lartë të Kosovës, të jetë më i përkushtuar në përhapjen e dijes akademike të studentëve në Kosovë, pa u dalluar nga universitetet ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.