Hajrizi mori pjesë në Konferencën Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Hulumtimin Shkencor
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në Konferencën Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Hulumtimin Shkencor, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Konferenca e organizuar në Prishtinë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Republikës së Kosovës, rajonit dhe më gjerë në fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
Ministrat e Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe ai i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, udhëheqës të institucioneve arsimore publike dhe private, si dhe përfaqësues të organizatave që përkrahin arsimin në të tri vendet zhvilluan një debat të gjerë në temën e arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor.
Kosova dhe Shqipëria e kanë hartuar draftin e Ligjit të ri për arsimin e lartë, ndërkohë që Maqedonia gjithashtu ka hapur debatin në këtë temë.
Rektori i UBT-së, Hajrizi dha kontributin e tij në konferencë me paraqitjen e pikëpamjeve të tij rreth temës.
Hajrizi është pjesë e ekipit të Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë në Kosovë (ERAL), i zgjedhur nga Komisioni Evropian./rajonipress/


