FIDANISHTJA

Hajrizi merr pjesë ne takimin e radhës të Komisionit Evropian për parqet shkencore dhe teknologjike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi do të marrë pjesë në takimin e radhës të Komisionit Evropian, që do të mbahet në Trieste të Italisë. Kjo pjesëmarrje e rektorit Hajrizi financohet nga Komisioni Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet mbi financimin dhe menaxhimin e parqeve shkencore dhe teknologjike, për rëndësinë e themelimit dhe zhvillimit të tyre, si dhe për rolin që mund ta kenë në zhvillimin ekonomik, arsimor e teknologjik, teksa synim kryesor do ta ketë zhvillimin e praktikave më të mira dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionet më të suksesshme në botë.

UBT është i vetmi institucion në Kosovë e Shqipëri, që e ka ndërtuar parkun e vet shkencor të inovacionit dhe teknologjisë, një ekosistem në vete, i cili njëherësh është edhe i vetmi institucion i pranuar në IASP, që është rrjet ndërkombëtar i parqeve shkencore dhe fushave të inovacionit, misioni i të cilit është ofrimi i kontributit në zhvillimin ekonomik kombëtar dhe botëror, nëpërmjet inovacionit, ndërmarrësisë dhe transferimit të dijes e teknologjisë.

United Hospital

UBT mbetet lider në ofrimin e cilësisë dhe praktikave më të mira në edukim, shkencë, teknologji, ndërmarrësi dhe inovacion.

Rezultatet e treguara gjate këtyre 16 viteve ekzistence në robotikë, në teknologji të informacionit dhe në ndërmarrësi përmes inkubatorit të vet, që është i vetmi në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, pastaj rezultatet e treguara përmes qendrës për Inovacion dhe qendrave tjera të kompetencës, e tani së fundi edhe në fushën e mjekësisë, ka bërë që UBT dhe Kosova tanimë të jenë të integruara në shumicën e instancave dhe organizmave profesionalë dhe shkencorë në botë, të njihet, por edhe të kontribuojë bashkërisht me të tjerët në gjenerimin e dijeve të reja, duke rritur cilësinë e jetës në përgjithësi.

UBT, me 500 persona në staf akademik e profesional, së bashku edhe me 250 universitete partnere, kanë krijuar një rrjet të dijes transdisciplinare e unike për Kosovën, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.