ARKATANA

Hajrizi, kërkon bashkëpunim rajonal të institucioneve të arsimit të lartë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka kërkuar më shumë bashkëpunim midis institucioneve rajonale të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, për të krijuar kapacitete dhe infrastrukturë të konkurrueshme me rajonet e tjera në Evropën Juglindore.

Këtë kërkesë, Hajrizi e ka shfaqur në Tiranë, në fund të kësaj jave, në konferencën dyditore ndërkombëtare: “Ditët e studimeve shqiptare 2016”, ku ka referuar me temën: “Shkenca dhe inovacioni në Evropën Juglindore”.

UBT-ja, bashkë me Universitetin e Evropës Juglindore, ishte partnere kryesore e kësaj Konference, të organizuar nga UET në Tiranë.

Mobi Casa

Në Konferencë, me punime shkencore janë paraqitur 40 personalitete akademike, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
“Dizajnimi dhe menaxhimi i institucioneve të larta duhet të mbështet në praktikat më të mira, për t’u përballur me sfidat e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit”, ka thënë Hajrizi, teksa ka shtuar se kjo duhet bërë me qëllim të përshtatjes së sfidave që po vijnë nga teknologjitë e reja.

Në paraqitje, rektori Hajrizi ka treguar se UBT-ja është duke zhvilluar projekte të suksesshme, siç është shprehur ai, “që të përballemi me trendët dhe me frymën e teknologjive të reja”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.