FIDANISHTJA

Hajrizi dhe përfaqësuesit e NATO-s takojnë presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka shoqëruar delegacionin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, të udhëhequr nga Dr Jamie Shea, në takimet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Ata janë pritur nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Hidromorava

Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Jaime Shea po qëndron në Kosovë me ftesë të UBT-së, teksa sot në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.