Eko Higjiena

Hajrizi: Cilësia, kreativiteti dhe menaxhimi modern na bëjnë lider në rajon

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi në një prononcim për rajonipress flet për rezultatet që ka arritur UBT në shumë fusha, për suksesin e treguar nga kuadrot dhe studentët e këtij kolegji në Kosovë e jashtë saj, për projektet që ai po bënë për ta avancuar arsimin kosovar dhe sensibilizuar atë në mekanizmat ndërkombëtar. UBT ka një traditë të cilësisë, ka një vlerë që e ka ruajtur me përkushtim dhe kjo na bënë që të jemi lider në rajon thotë ai.

Kur hynë në zyrën e presidentit të UBT-së zotit Edmond Hajrizi janë dy gjëra që të bien në sy dhe që nuk mund t`i anashkalosh. E para ke aq shumë tituj librash sa e ke vështirë të arrish fundin dhe ka aq shumë laptop sa nuk e ke të lehtë të mbash mend firmat e tyre, raporton rajonipress.

I tillë është presidenti i UBT-së, punon me aq zell e përkushtim saqë pak kohë ka për pushim. Nuk ndalet as të dielave dhe kjo për faktin se ka epitetin e liderit dhe nuk është lehtë të jesh kampion.”Kur je më i miri edhe përgjegjësia është më e madhe sepse duhet të ofrosh çdo ditë risi dhe duhet të jesh në hap me kohën:” shprehet Hajrizi.

Edmond Hajrizi megjithatë mundohet të tregohet modest sepse thotë se puna më e mirë që UBT-ja është lidere janë rezultatet që kanë dëshmuar studentët e tyre të cilët tashmë ndodhen kudo në kompanitë publike e institucionet shtetërore. “Gjatë gjithë punës sonë që kemi bërë për këto vite UBT ka treguar se ka vlera, ka cilësi dhe ka rezultate kulminante. UBT në të gjitha vitet e saja të punës profesionale, shkencore, studimore kriter të parë dhe të vetëm e ka dijen, vlerën dhe cilësinë. Po mos t`i kishte UBT-ja këto vlera vështirë se ne do të mund të depërtonim në tregun ndërkombëtar të dijes e shkencës. Sot UBT është e pranishme dhe e përfaqësuar në të gjitha nivelet e universiteteve evropiane dhe botërore. Nuk ka Universitet të njohur në Evropë që nuk kemi raporte bashkëpunimi dhe madje raporte profesionale, ku në të gjitha këto prezantime përfituese nuk ishte vetëm UBT-ja, por edhe Kosova” thotë Hajrizi.

Hajrizi është krenar që për këto vite UBT u bë avangardë e dijes në Kosovë. “Si themelues dhe prijës i UBT-së tash e 13 vite unë jam përpjekur që ta avancojë cilësinë studimore në Kosovë. Jam përpjekur që studentët kosovarë të ndihen të barabartë me ata evropian dhe të jenë pjesë e familjes së përbashkët në Universitetet Evropiane. Këtë qëllim dhe këtë rrugëtim tonin e kanë ndihmuar edhe emra të njohur të profesorëve nga Evropa dhe Amerika dhe kuadrot e njohura në Kosovë”.

Hajrizi është i bindur se pas këtij suksesi që e ka arritur janë edhe kuadri vendor shumë i përkushtuar dhe infrastruktura moderne, me laboratorë e kabinete të avancuara. “Vërtet UBT tregoj dhe dëshmoj se është model i dijes dhe i inovacioneve në rajon”.

Hajrizi e ka të vështirë të përmend të gjitha aktivitetet e zhvilluara brenda UBT-së dhe prezantimet e shumta që ka bërë ai dhe stafi i UBT-së në Evropë. “Shumë projekte të realizuara nga UBT me partnerët vendor e ndërkombëtar, pastaj shumë trajnime profesionale, botimi i shumë librave dhe publikimeve shkencore, konferencat ndërkombëtare si ajo për Biznes, Teknologji dhe Inovacione dhe IFAC, marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze në botën e zhvilluar, me theks të veçantë ajo me Universitetin Teknik të Vjenës, Universitetin e Varshaves, Universitetin City të Londrës, riakreditimin dhe akreditimi i Programeve dhe Fakulteteve të reja dhe për herë të parë në Kosovë, rritja e numrit të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, bibliotekën moderne dhe mbi 75 mijë titujve të librave të ardhura nga SHBA, organizimin e Universitetit Veror, regjistrimin e studentëve e stafit për vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm nëpër universitete më prestigjioz, rritja e infrastrukturës, punësimi i të diplomuarve, vizitat e studentëve nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me karakter shkencor, pastaj vizitat e një varg delegacionesh si rektorë, dekan të universiteteve dhe ambasadorë të akredituar me zyrë në Prishtinë, organizimin e intershipit në vazhdimësi, anëtarësimin e Republikës së Kosovës nëpër shumë organizata më profesionalë ndërkombëtarë, etj.

Hajrizi, tha se në bazë të përcaktimeve të deritanishme, UBT është orientuar drejtë vlerave të reja, në fushat e ndryshme akademike dhe shkencore.

Edhe tani në prag të vitit të ri akademik presidenti i UBT-së thotë se ka një interesim të madh të studentëve për ta shijuar akomodimin dhe kushtet që ofron ky gjigant shkencor. “Ne kemi të dhëna të sakta se jemi kolegji më i kërkuar dhe kjo na bënë nder dhe na jep e motivon edhe më shumë” shton Hajrizi.

Hajrizi me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, më herët është nominuar si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK) për Programin Kornizë të BE-së për Kërkime dhe Inovacion “Horizoni 2020” në Kosovë, për sektorin – Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes/ Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK), si dhe promotor i procesit të Bolognes.

UBT si lider i risive edhe këtë vit është certifikuar dhe vlerësuar nga shumë Institucione prestigjioze në botë për cilësi, për lidership, për shkencë dhe inovacion si dhe për ekselence. Këto Certifikime ka arrit t`i marrë vetëm UBT në Kosovë. UBT mbetet ende edhe pas shumë vitesh Institucioni i vetëm privat i Arsimit të lartë në Kosovë përfitues i programit Erasmus Mundus.

FIDANISHTJA

Kampusi Inovativ i UBT pranohet si kampus i shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve në Organizatën Botërore për parqet shkencore dhe teknologjike dhe është i pari dhe i vetmi për momentin në Kosovë dhe në Shqipëri ka sqaruar Hajrizi.

Hajrizi mendon edhe për gjeneratat e reja në gazetari

Hajrizi thotë se pas akreditimit të Fakultetit të medies dhe komunikimit janë duke punuar që të krijojnë një gazetari moderne me kushte dhe infrastrukturë të përsosur. “Gazetaria që do të zhvillohet në UBT sigurisht që do të jetë pikë referente e gazetarisë në Ballkan”.

Hajrizi mendon për të avancuar në të gjitha fushat UBT, sidomos pas akreditimit të drejtimeve në shkencat politike, ndërtimtari dhe medie dhe komunikim.

“Po punojmë vazhdimisht me kolegët tanë, ekspertët e fushave të ndryshme nga vendorët e ndërkombëtarët për të avancuar edhe më shumë këto drejtime e në veçanti sfiduese për mua mbetet Fakulteti i medies dhe komunikimit. Në UBT tashmë është rritur numri i studentëve, janë rritur laboratorët, është rrituri stafi teknik dhe administrativ, është avancuar infrastruktura dhe është rritur cilësia”.

Sipas Hajrizit kuadri në UBT për të gjitha drejtimet është shumë profesional derisa 20% e tyre janë ndërkombëtarë.

Hajrizi është i lumtur që ka arritur të avancojë studimet në UBT meqë tani studentët e UBT-së mund të vijojnë studimet me preferencat e UBT në Angli, Austri, Gjermani, Poloni, Suedi, Norvegji, Irlandë, etj.

Sipas tij studentët e UBT-së kanë mundësi të përfitimit të bursave dhe stimulimeve tjera gjë që nuk i kanë të tjerët. Ai planifikon që UBT ta shtrijë edhe në rajonin e Anamoravës pasiqë ka shumë student të interesuar që të jemi të pranishëm edhe në komunat e Anamoravës dhe nga Kosova Lindore.

Megjithatë nga të gjitha këto rezultate inkurajuese tani një fokus i veçantë i Hajrizit mbetet avancimi dhe mundësia që në UBT të ketë një fakultet të medies, ndryshe nga të tjerët.”Gazetaria do të jetë alternativë e re në këtë fushë kurse ne po mundohemi që kjo degë të udhëhiqet nga njerëzit e profesionit dhe të dëshmuar në këtë fushë. Gazetaria që po të zhvillohet në UBT do të jetë praktike dhe e bazuar në praktikat dhe teknologjitë më moderne botërore për media dhe komunikim falë infrastrukturës moderne, stafit dhe partneritetit” tha Hajrizi.

Meqenëse UBT-ja tashmë ka krijuar një reputacion në nivel ndërkombëtarë jam i sigurt se edhe gazetaria që do të udhëhiqet nga profesionistët e përzgjedhur tek ne do të jetë një pikë referente e gazetarisë në Ballkan tha Hajrizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.