Fundamenti

Hajrizi: “Beau” Biden III, padyshim që është një prej amerikanëve që ka bërë shumë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është shpalosur monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III, para objektit të UBT-së në Gjilan, ndërkaq rektori Edmond Hajrizi ka thënë se e vlerësojmë lartë kontributin dhe veprën e Beau Biden në fushën e drejtësisë. Ai padyshim që është një prej amerikanëve që ka bërë shumë për Kosovën, sidomos në periudhën e pas luftës, duke na ndihmuar në ndërtimin e sistemit ligjor. Andaj, vepra dhe kontributi i tij dhënë për Kosovën, nuk duhet harruar asnjëherë”, ka thënë rektori Hajrizi.

Komuna e Gjilanit ka nderuar Jospeh R “Beau” Biden III, duke vendosur para objektit të UBT-së, në Gjilan, monumentin e tij ndërkohë që rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka thënë fjalë të mëdha për veprën e Biden III.

“E përgëzojë iniciativën e Komunës së Gjilanit për vendosjen e monumentit para objektit të UBT-së. Vlerësojmë lartë kontributin dhe veprën e Beau Biden në fushën e drejtësisë. Ai padyshim që është një prej amerikanëve që ka bërë shumë për Kosovën, sidomos në periudhën e pas luftës, duke na ndihmuar në ndërtimin e sistemit ligjor. Andaj, vepra dhe kontributi i tij dhënë për Kosovën, nuk duhet harruar asnjëherë”, ka thënë rektori Hajrizi.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Lutfi Haziri e ka vlerësuar lartë veprën dhe figurën e tij, teksa e ka falënderuar atë për kontributin e tij si ushtar dhe në ndërtimin e një sistemi ligjor.

“Sot e replikojmë edhe monumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, është shprehur Haziri./rajonipress/