Fundamenti

Hajrizi: Administratat në Uashington ndryshojnë, miqësia Kosovë–SHBA mbetet e palëkundur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në Kampusin Inovativ të UBT-së është mbajtur forumi akademik për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të projektit madhor “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”.

Gjatë kësaj ngjarjeje, themeluesi dhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti një fjalim ku ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij personal dhe kolektiv, duke nisur nga sfidat e arsimit në vitet e 90-ta e deri te roli i SHBA-së për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në fjalën e tij hapëse, Hajrizi vuri në dukje peshën simbolike të këtij jubileu dhe ndikimin e vlerave amerikane në nivel global.

“Përvjetori i 250-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky kremtim është shumë më tepër sesa thjesht një përkujtim i themelimit të një kombi. Është një kremtim i ideve që ndryshuan botën, siç janë liria, demokracia, qeverisja kushtetuese, dinjiteta njerëzor dhe inovacioni. Dhe besimi se edukimi është investimi më i madh që një shoqëri mund të bëjë. Këto vlera kanë frymëzuar gjenerata anembanë globit. Ato sigurisht që na kanë frymëzuar edhe ne,” u shpreh ai.

Më tej, rektori i UBT-së bëri një paralelizëm mes rrugëtimit të institucionit që udhëheq dhe historisë së shtetit aleat, duke theksuar themelet e tyre të përbashkëta.

Mobi Casa

“250 vjet Amerikë, 25 vjet UBT; dy rrugëtime të ndryshme, por që të dyja janë ndërtuar mbi të njëjtën bindje: se liria krijon mundësi, se edukimi sjell progres dhe se inovacioni formëson të ardhmen,” deklaroi Hajrizi.

Rektori Hajrizi kujtoi se për gjeneratën e tij, pas heqjes së autonomisë së Kosovës, Amerika përfaqësonte shpresën për drejtësi, duke veçuar vizitën historike të Senatorit Bob Dole si mesazhin e parë që tregonte se vendi nuk ishte vetëm. Ky rrugëtim historik, sipas tij, ndërlidhet drejtpërdrejt me misionin aktual të UBT-së për edukimin e gjeneratave të reja përmes arsimit, inovacionit dhe partneritetit ndërkombëtar.

Në kuadër të analizës së raporteve dypalëshe, ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të të gjitha administratave amerikane ndër vite, pa dallime politike.

“Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Madeleine Albright dhe Gjenerali Wesley Clark u bënë pjesë e historisë së Kosovës përgjithmonë. Presidenti George W. Bush mbështeti fuqishëm pavarësinë e Kosovës, ndërsa Presidenti Barack Obama vazhdoi mbështetjen për institucionet tona demokratike, siç bëri edhe Presidenti Donald Trump dhe administratat pasuese. Administratat ndryshojnë, partitë politike ndryshojnë, megjithatë një gjë mbetet konstante: miqësia e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara,” përfundoi Rektori Hajrizi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.