Eko Higjiena

Hajredin Kuçi: S’ka zgjedhje pa reformë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajradin Kuçi në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen me një konsensus nacional dhe pasi të bëhet reforma.

Kuçi ka thënë se ata duhet të ulen dhe të bisedojnë për këtë reformë dhe të merren vesh se si të bëhet ajo, gjithmonë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Nuk ka rëndësi se kur do të mbahen ato, në qershor apo në shtator, me rëndësi që të kryhet reforma dhe të kemi zgjedhje të mira, ashtu sikurse i kemi pasur zgjedhjet lokale”, ka thënë Kuçi.

UBT

Në këtë intervistë Kuçi ka folur edhe për mandatin e EULEX-it, i cili ka thënë se ai mund të përfundoi në qershor por që mundet që pas këtij mandati të këtë një mision tjetër të Bashkimit Europian në Kosovë.

Me rëndësi për zëvendëskryeministri është që ky mandat të përfundoi i qetë, ashtu sikurse ka përfunduar pavarësia e mbikëqyrur.

Tutje, ai ka folur edhe për gjykatat në Veri dhe për bisedimet dhe kompetencat e këtyre gjykatave ku ka thënë se një rol të madh në to pritet ta luaj misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX.