ARKATANA

Hajredin Kuçi nuk e di kush dha urdhër për bastisjen e të vrarëve në Kumanovë: Mora vesh nga mediet

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se nuk e di kush ka dhënë urdhër për bastisjen e shtëpive të shqiptarëve të vrarë në Kumanovë.I pyetur nga deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, se si u bë që u bastisën shtëpitë e shqiptarëve të vrarë në Kumanovë, Kuçi ka thënë se nuk e ka atë informacion.

Madje ai ka deklaruar se këtë lajm e ka marrë vesh nga mediat dhe nuk di asgjë më shumë sesa ajo që është raportuar në media.

Kuçi: Gjyqtarët të punojnë edhe ditën e shtunë që të zgjidhen lëndët e mbetura

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot në seancën plenare në Kuvend ka propozuar që gjyqtarët të punojnë edhe ditën e shtunë dhe të paguhen për arsye që të zgjidhen lëndët e mbetura. Kjo ka ndikuar sipas tij që qytetarët të humbin besimin për shkak të zgjatjes së lëndëve për 5 vite.

Ministri Kuçi po ashtu ka kërkuar që 21 taksat që shkojnë për këshillin prokurorial të ndahen dhe për këshillin gjyqësor në mënyrë të barabartë, transmeton Express.

Ai po ashtu iu ka bërë me dije Kuvendit se këta mund të shkarkojnë këshillin prokurorial dhe gjyqësor në bazë të raportit të dërguar.

“Kuvendi duhet ta rrit përgjegjësin për raportet e këshillit. Andaj ju lutem ligji ekziston për shkarkimin e tyre dhe ju duhet të votoni për të nëse keni mosbesim”, shtoi Kuçi.

Kuçi i përgjigjet Halitit: Marrja e kompetencave në drejtësi vë në pah dobësinë dhe fuqinë e secilit

Ministri i Drejtësisë i është përgjigjur sulmeve të ashpra që i ka pasur sot nga Xhavit Haliti, në seancën ku po debatohej për shqyrtimin dhe ndryshimin e ligjit për gjykatat.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se është hera e parë që Kosova po bën tranzicion në sistemin e drejtësisë dhe marrje të kompetencave nga EULEX’i tek institucionet tona.

Sipas Kuçit, ky tranzicion nuk ka dyshim se do t’i vë në pah dobësitë dhe fuqinë e secilit akter në fushën e drejtësisë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Kuçi ka thënë se ka ardhur koha që të merret përgjegjësia nga institucionet e tona. Sipas tij, as këshilli gjyqësor, as ai prokurorial nuk janë më të mirë se të tjerët dhe në asnjërin prej tyre nuk janë të gjithë engjëj, kështu që, sipas Kuçit, sa herë që në këtë vend të zgjidhet kryeprokuror do të ketë dridhje.

Duke folur për kryeprokurorin, Kuçi ka përmendur modelin e Kroacisë, ku ministri i drejtësisë dhe qeveria kanë ndikim drejtpërdrejt për zgjedhjen e kryeprokurorit. Ai ka thënë se edhe Kosova ka ndjekur deri diku modelin e tyre, mirëpo për shkak të gjendjes politike, ka vendosut të mos e ndjekë këtë shembull në zgjedhjen e kryeprokurorit.

Gjatë seancës së sotme, Xhavid Haliti duke iu drejtuar ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi duke i thënë se sistemi i drejtësisë në vend është i korruptuar.

Xhavit Haliti sulmon ashpër Hajredin Kuçin në Parlament

Xhavit Haliti sot në seancën plenarë në Kuvend ka sulmuar ashpër bashkëpartiakun e tij Hajredin Kuçi për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Haliti ka thënë se sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe se deputetët nuk janë ekspertë të njohjes për ligjet dhe është nevoja që ministria e drejtësisë të krijojë ligje që përshtaten për ambientin e Kosovës, transmeton Express.

Deputeti i PDK’së po ashtu ka shprehur shqetësim sesi prokurorët dhe gjykatësit ligjërojnë në Universitet, dukuri që nuk ndodhë askund në botë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.