Hidromorava

Hajni që plagosi gjatë aktit të vjedhjes i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit J. T. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.10.2019, rreth orës 20.00 minuta, në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole, në atë mënyrë që pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hynë në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L. Z. dhe prindin e tij S. Z., nga rreziku se mos po e kapin të njëjtin, i pandehuri fillimisht shtinë me armë në drejtim të panjohur, ashtu që me të afruar afër një distance prej 2 metra shtinë në drejtim të dëmtuarve, ashtu që në pjesën e poshtme të trupit nën gju e godet të dëmtuarin L. Z., ku të dëmtuarin e godet njëherë me qëllim që ti shmanget kapjes së tij dhe ikë në drejtim të panjohur.

Mirëpo, pas disa orëve i pandehuri është arritur të arrestohet nga zyrtarët policorë.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Uji Dea

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/