Fundamenti

“Hajni i Stupcave” prapa grilave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Thonë se u ndjenë të keqpërdorur që nga viti 2008. Dhe bashkë me miratimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Kosovë, aktorët e humorit “Stupcat” kanë vendosur që të ‘gjykojnë’ për riskun e vet.

Dy muaj pasi ata kishin ngritur kallëzim penal drejt bashkëpunëtorit të tyre për vjet me radhë, i fundit ky që sipas ‘Stupcave’ iu kishte vjedhur të drejtën autoriale, Policia e Kosovës i ka vu pranga pronarit të ‘Emra Com” Emrush Thaçit.

Mobi Casa

Bazuar në komunikatën e Policisë, i arrestuari është E.Th (1975) shtetasi shqiptar i Kosovës që është prangosur pasi dyshohet për veprat penale “cenimi i të drejtave të autorit”, “shmangie nga tatimi” dhe “falsifikim i dokumentit” (Tribuna).