Hajnat vjedhin trafon e “Hidromoravës” në Kamenicë

Kamenicë – Ankuesi përgjegjës i ujësjellësit “Hidromorava” në Kamenicë ka raportuar policisë se persona të panjohur kanë hyrë brenda rrethojës së objektit të ujësjellësit “Hidromorava” dhe kanë nxjerr jashtë rrethojës një “trafo”të ujit e cila ka qenë jashtë përdorimit dhe me ketë rast e kanë demoluar trafon ku kanë marrë një sasi të bakrit njoftoj Ismet Hashani.
Sipas ankuesit vlera e demit të trafos është rreth 800 € .Rasti i referohet NJHK-së./rajonipress/