Hajnat vjedhin 60 mijë euro në një shtëpi private

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, dy (2) persona kanë arritur që të hyjnë në një shtëpi, në Gjilan dhe nga aty kanë marrë rreth 60.000 mijë euro, para të gatshme.
Kryerësit e kësaj vepre penale për momentin janë të panjohur, rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Vjedhje grabitqare”.
Gjithashtu janë ndaluar këta persona me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në njërin rast, një (1) person është ndaluar, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa, në rastin tjetër janë ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin se dy (2) të dyshuar kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Sulm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/