Hajnat plaçkitin një shtëpi në Viti, marrin para e stoli ari

Viti – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një shume të hollash, si dhe një sasi të stolive të arit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/