ARKATANA

Hajeni mëngjesin si mbret: Fillimi i ditës me djathë, mjaltë e bukë jua forcon zemrën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Konsumimi i një shujte të mëngjesit të pasur me kalori mund t’jua forcojë shëndetin e zemrës, thonë hulumtimet e reja.

Hulumtuesit grekë kanë zbuluar se konsumimi i të paktën 400 kalorive në mëngjes ndërlidhet me arterie më pak të bllokuara.

Ekipi nuk e ka specifikuar se cilat ushqime konsiderohen më të mirat për shujtën e mëngjesit.

ARKATANA

Sidoqoftë, ata kanë deklaruar se djathi, produktet e bulmetit, buka dhe drithërat janë ushqimet kryesore që janë përmendur nga pjesëmarrësit të cilët kishin konsumuar më së shumti kalori për mëngjes.

Ekspertët shëndetësorë thonë se mesatarisht një femrës i nevojiten 2,000 kalori në ditë, ndërkaq një mashkulli 2,500.

Por, në një botë moderne ku shumica janë duke e shmangur shujtën e mëngjesit, autorët e studimit kanë sugjeruar që mos ta shmangni atë dhe, përveç kësaj, të konsumoni një pjesë të madhe të kalorive në këtë shujtë për të pasur një stil të shëndetshëm të jetesës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.