UBT

Hajdari: S’kam dyshime te zyrtarët që janë ndaluar sot, s’shoh arsye për të dhënë dorëheqje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet pas arrestimeve të fundit në këtë ministri, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim tek dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznesmenë që u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore.

RCCOLA

“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, ka thënë Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media. /Express/