ARKATANA

Hajdari: Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, të cilat nisin nga 11-deri më 15 qershor. Këtë e konfirmuar sot drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Shpresa Hajdari, në konferencën për media, ku ka paraqitur punën e këtij resori nga janari e deri më tani, sikurse edhe planifikimin për tre muajt e ardhshëm.

“Në këtë fazë është duke u punuar në përgatitjet për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ku organizimi do të filloj nga data 11 – 15 qershor dhe përpos aktiviteteve kulturore, do të bëhet edhe shpallja e më të dalluarve të vitit, shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera”, tha ajo.

Drejtoresha Hajdari ka potencuar punën e madhe që bëhet në bibliotekën e qytetit që ka rritje të numrit të lexuesve, pastaj menaxhimin dhe punën e cila po bëhet në teatrin e qytetit.
“Për pesë muaj në bibliotekën e Gjilanit janë regjistruar rreth tre mijë lexues dhe janë lexuar afro 11 mijë libra, e që janë trende jashtëzakonisht pozitive kur kemi parasysh edhe shfrytëzimin e bibliotekës nga ana e studentëve dhe nxënësve që zgjedhin këtë institucion për përgatitjen e tyre dhe mësimin. Edhe në Teatrin e Qytetit pas aktiviteteve të Flakës së Janarit, kemi dy shfaqje që janë pritur jashtëzakonisht mirë. Është shfaqja “Vrapo pas gruas tënde” dhe shfaqja tjetër “Erdhi Gogoja”, që Gjilanit i kanë dhënë fuqinë skenike dhe rritjen e interesit të publikut”, ka thënë Hajdari.

Fundamenti

Drejtoresha e DKRS theksoi se një rëndësi i ka dhënë edhe thirrjes publike për organizata joqeveritare, ku kanë aplikuar 51 organizata dhe presim publikimin e listës fituese të subvencioneve.

Në fushën e sportit dhe të rinisë, drejtoresha Hajdari ka potencuar kampionin e sivjetmë, klubin e volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave të, sikur që ka përmendur edhe kampionin e bowlingut që është nga Gjilani dhe aktivitete të tjera shumta që realizohen në fushat ndihmëse, terrenet sportive etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.