FIDANISHTJA

Hajdari e arsyeton dënimin për mosdeklarim të pasurisë, thotë se investimet nga jashtë u rritën për mbi 43%

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari në konferencën përmbyllëse të vitit shpalosi të arriturat e kësaj ministrie, raporton Ekonomia Online.

Në këtë paraqitje Hajdari, foli edhe për dënimin me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

Ajo tha se deklarimi i pasurisë me kohë i ka ikur pa dashje, duke u arsyetuar edhe për shkak të gjendjes së pandemisë në atë vit.“Faleminderit për pyetjen, sot jam për raportin e sekseve, por më lejoni të i’u njoftoj që ky vendim që erdhi dje nga Gjykata për këtë dispozitë ka baza për elementin e faktorit kohë që ka ikur pa dashje gjatë vitit 2020 në kohën me pandemi”.

Gjatë këtij viti, ajo ka sqaruar se kanë punuar në përmirësimin e politikave e legjislacionit të të bërit biznes.“Përmirësimi i të bërit biznes ka qenë njëri ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vitin 2022 dhe për këtë qëllim kemi punuar në hartimin e politikave dhe kornizës legjislative krahas programeve përkatëse për ndërmarrjes e vola dhe të mesme dhe agjencimin e tregut vendor”.

FITORJA

Ajo gjithashtu tha që Kosova në muajt janar-shtator të këtij viti ka pasur rritje të investime nga jashtë të deri 43.6 për qind më shumë se vitin e kaluar.Hajdari tha se Ministira është përfaqësuar në forume e panaire të ndryshme nëpër botë, raporton EO.

“Si rezultat i aktiviteteve investimet e huaja janar-shtator kanë arritur për herë të parë 570 milionë euro ose 43.6 për qind rritje krahasuar me periudhën e kaluar të vitit 2021. Ndërsa eksporti i mallrave nga janari deri në tetor ka arritur për herë të parë në vlerë prej 774. 4 milionë në 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë prej vitit 2021”.

“Gjatë këtij viti në Republikën e Kosovës përmes organizimeve të udhëhequra nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që është përfaqësuar në pozitën botërore në mesin e disa shteteve pjesëmarrëse në Dubai”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.