Fundamenti

Hahn: Thaçi e Vuçiqi i dinë kufizimet që sjell ideja për korrigjimin e kufirit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, në një intervistë për DW ka treguar nëse Komisioni Evropian i gatshëm të mbështesë këmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, siç është folur nga presidentët Thaçi dhe Vuçiç dhe nëse kjo do të sillte zgjidhjen përfundimtare të krizës.

“Siç e kam thënë disa herë javët e fundit, është shumë herët të thuhet diçka rreth kësaj çështjeje. Kërkesa ime ka qenë dhe është ‘lëri ata të bisedojnë’”, ka thënë Hahn.

Hidromorava

“Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për kufizimet që sjell kjo ide, që tani u bë publike, jo vetëm nga qytetarët e tyre, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Është e qartë që secili po kërkon të gjejë një zgjidhje. Por secili e ka të qartë dhe e ka shprehur, se zgjidhja duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon, jo për të kundërtën”, ka thënë komisioneri Hahn. /Telegrafi/