Fundamenti

Hahn pas takimit me Osmanin: Shpresoj të shoh së shpejti një qeveri të re në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, pas takimit me nënkryetaren e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, në Bruksel, ka thënë se pret që së shpejti të krijohet qeveria e re e Kosovës.

“Shpresoj të shoh një qeveri të re në Kosovë së shpejti”, ka shkruar Hahn, raporton Gazeta Express.

Tutje Hahn ka thënë se ka qenë një takim jashtëzakonisht frytdhënës dhe konstruktiv, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

HW

“I inkurajuar nga përkushtimi i saj për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përcaktimin e saj për të përmirësuar jetën dhe perspektivën e të rinjve kosovarë”, ka shtuar tutje Hahn.

Për këtë takim në profilin e saj zyrtar ka treguar edhe vetë Vjosa Osmani.

“Me ftesë të komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.