Fundamenti

Hahn nuk komenton mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Është zhvilluar takimi informal i kryeministrave të Ballkanit në Durrës. Pas këtij takimi është mbajtur edhe një konferencë për media ku Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn është pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Hahn ka deklaruar se nuk është e përshtatshme të bëhen komente lidhur me këtë temë në këtë fazë.

UBT

“Nuk është e përshtatshme të bëhen komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim, tani në këtë fazë. Takimi është javën e ardhshme por nuk besoj se do të jetë i fundit pasi sigurisht do të ketë edhe një takim tjetër dhe sigurisht se do të kërkojmë që të gjendet një marrëveshje, pra kuptoni se nuk jam në gjendje të bëjë asnjë komente përpos atij që është parashtruar në Strategjinë e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hahn, transmeton Indeksonline