Uji Dea

Hahn: MSA-ja, moment historik, përshëndesim krijimin e Dhomave të Veçanta për Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisionari Johannes Hahn, në një video konferencë nga Komisioni Evropian, ka prezantuar të arriturat dhe ngecjet që janë gjetur në Raportin e Progresit për Kosovën.

Ai ka thënë se ngërçi politik në Kosovë, si pasojë e bllokadës opozitare, po e bllokon punën e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova, si shtet i ri, ka shumë punë përpara.

Nënshkrimin e MSA-së, Hahn e ka quajtur moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian mbështet marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova ka treguar maturi në dialog si dhe ka mirëkuptuar miratimin e ligjit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, raporton Koha.net.

KKVITI

I pyetur se ku e sheh progresin në dialog kur Serbia ka shkelur marrëveshjet duke lobuar kundër Kosovës në UNESCO, Hahn ka thënë se duhet vazhduar përpjekjet për stabilizim marrëdhëniesh, pa u përgjigjur konkretisht në lidhje me lobimin e Serbisë kundër Kosovës.

Konferenca për gazetarë e Hahn është lidhur me video link në Qendrën e Konferencës së BE-së në Prishtinë.

http://koha.net/?id=27&l=83592